Lamine Yamal padiskutim ishte një nga yjet e kampionatit Europian. 17-vjeçari që theu rekorde në këtë kampionat Europian, konsiderohet si nëj ga talentet më të mëdhenj, të shumtë janë ata që do të jetë pasardhësi i Lionel Messit. Me paraqitjet fantastike që bëri me Spanjën vlera e Lamine ëhstë rritur shumë. 17-vjeçari tani kushton 120 milionë euro, 30 milionë vlerë më shumë se ç’kishte para Euro 2024. Në këto kushte, Yamal shndërrohet në lojtarin më të vlefshëm të Barçës, duke kaluar 90 milionët e Gavi. E ardhmja e futbollit duket e sigurt, shifrat e thonë diçka të tillë. Te katalanasit janë të bindur se kanë një diamant në skuadër, nga i cili vështirë se do të heqin dorë, edhe nëse në skuadër vijnë oferta marramendëse.
sfidanti.al