Ardhja e mundshme e Antonio Kontes mund te shkaktoje nje problem te papritur te Reali i Madridit dhe behet fjale per Eden Hazard. Mesfushori belg qe nuk e ka fshehur kurre deshiren e tij per te luajtur me fanelen e ‘Los Blancos’ ka pasur raporte te tensionuara me trajnerin italian ne vitin e tij te dyte ne drejtimin e Celsit. Ne ate vit, Çelsi doli shume shpejt nga lufta per titull ne Premier League dhe e mbylli kampionatin ne vendin e peste.
Kalimi i Kontes te Reali i Madridit do te beje qe te vihet ne dyshim disponibiliteti i Hazard per t’u transferuar te klubi merenges. Nese levizja e Kontes do te konfirmohet, atehere drejtuesve te Realit te Madridit do t’u linde detyra e veshtire per te bindur Hazard per te pranuar kalimin e tij te Reali i Madridit edhe me Konten ne stol, nderkohe qe Çelsi nga ana e tij nuk deshiron te privohet prej belgut dhe i ka premtuar ta beje ate lojtarin me te paguar te Premier League.
Sfidanti.al