Klopp nuk dorëzohet: Unë largohem? Nuk kam nevojë për pauzë

Liverpool nuk është në një moment të mirë teksa në Premier League ka humbur 3 ndeshjet e fundit dhe që këtë të martë do të luajë ndaj Leipzigut në ndeshjen e parë të 1/8 të finaleve të Ligës së Kampioneve. Në këto momente vështirësie  janë ngritur edhe dyshimet e para për Jurgen Klopp dhe është ngritur hipoteza për dëshirën e trajnerit gjerman për t’u larguar nga ‘The Reds’

‘Më shkarkuan, apo kam thënë se largohem? Jo, asnjë prej tyre-tha Klopp në një konferencë për shtyp-dhe nuk kam nevojë për pushim’.

Nuk ka asnjë dyshim se trajneri u desh të përballej edhe me dhimbjen për humbjen e nënës së tij Elisabeth

‘Bëj trajnerin prej 20 vitesh dhe jam në gjendje që t’i ndaj gjërat-shtoi Klopp-nuk i mbart problemet në vendin e punës, nëse jam këtu, jam këtu.. Sigurisht gjërat që më ndodhin kanë ndikim, por askush nuk duhet të shqetësohet për mua’.

Përballë këtyre vështirësive, Jurgen Klopp nuk dorëzohet, përkundrazi.

‘Nuk fle shumë dhe sytë e mi duken të fryrë, por jam plot energji-tha me tone shakaje Klopp-do të lëmë pas problemet duke luajtur futboll, duke qenë gjithnjë e më të bashkuar, duke luftuar me cdo mjet që kemi. Duhen rezultatet, jemi Liverpool. Nuk mund të presim 60 minuta përpara se të kalojmë gjysmëfushën. Duhet të jemi dominues dhe do ta bëjmë. Unë jam gati, lojtarët janë gati. Do të japim gjithcka për të dalë nga kriza.

Sfidanti.al