Javën e kaluar Fabrizio Romano njoftoi se Xabi Alonso do të mbetet trajner i Bayer Leverkusen sezonin e ardhshëm. Specialisti spanjoll, i cili aktualisht mban vendin e parë në Bundesligë me Leverkusen, ishte një dëshirë e madhe e Liverpoolit dhe Bayernit, të cilët këtë verë do të jenë pa trajnerët e tyre Jurgen Klopp dhe Thomas Tuchel. Por, mediat angleze raportuan informacione që do të jenë shumë tërheqëse për të gjitha klubet që do të duan të sjellin trajnerin aktualisht më të kërkuar në botë. Klauzola e tij e blerjes do të aktivizohet verën e ardhshme (2025). Pra, dikush që e dëshiron atë do të duhet t’i paguajë klubit gjerman pak më pak se 15 milionë euro. Mirëpo, dëshira e Alonsos thuhet se është Real Madridi dhe shpreson që Carlo Ancelotti dhe Real Madridi t’i ndajnë rrugët në verën e vitit 2025 edhe pse italiani së fundmi ka rinovuar kontratën deri në vitin 2026.
sfidanti.al