Barcelona vazhdon të studiojë për të gjetur formulën me të cilën do të paguanjë klauzolën e kontratës Antuan Grizmam me Atletiko Madrid që tashmë ka vlerën e 120 milionë Eurove. Sipas asaj që publikohet te e përditshmja ‘Sport’, klubi katalanas pritet që të bëjë pagesën për sulmuesin francez brenda të enjtes e të premtes së kësaj jave
Operacioni Grizman është shumë i komplikuar dhe me njën kosto të lartë ekonomike dhe për këtë arsye Barcelona po i mendon hapat që do të nmdërmarrë. janë dy detaje vendimtare që duket se po ndikojnë në lëvizjet e ardhshme të skuadrës blaugrana; në 14 korrik, trajneri Ernesto valverde ka vendosur të bëjë grumbullimin e skuadrës për të nisur punën për sezonin e ri dhe ata që do të vijnë të parët janë futbollistët që e kanë përfunduar periudhën e pushimeve. Detaji i dytë është se në 12 korrik mbyllen pushimet e vetë Grizmanit që ndodhet në Ibiza dhe nuk u bashkua në grumbullimin e skuadrës, dicka që nuk është pëlqyer aspak nga Atletiko Madrid
Kështu që për të mos e komplikuar akoma më shumë situatën, drejtuesit e Barcelonës po punojnë që brenda kësaj jave të bëjnë pagesën e 120 milionë Eurove për kartonin e Antuan Grizman. Si princip është një përfaqësues i futbollistit ai që duhet të depozitojë në zyrat e LFP pagesën e klauzolës së kontratës, dicka që pritet të ndodhë shpejt në mënyrë që të mbyllet përfundimisht cështja e transferimit të tij te Barcelona.
sfidanti.al