Kavani pranë largimit, “matadorin” e pret Argjentina

Pas vetëm 1 sezoni të shpenzuar te spanjollët e Valencia, “bomberi” uruguajan, Edinson Kavani shihet gjithnjë e më larg elitës së futbollit spanjoll, teksa ka ende disa klube që interesohen për shërbimet e 36-vjeçarit.

Bëhet fjalë për “gjigandët” argjentinas, të Boka Xhuniors, të cilët prej kohësh interesohen për shërbimet e “matadorit”, i cili gjatë karrierës së tij e ka treguar në jo pak raste potencën e tij në majën e sulmit. Pavarësisht se kontrata e uruguajanit skadon në verën e vitit tjetër, Boka Xhuniors interesohet për shërbimet e Kavanit dhe kontaktet e para kanë nisur, mirëpo ende nuk ka një ofertë zyrtare drejt spanjollëve.

sfidanti.al