Katër karakteristikat e Ajaksit që Juventusi duhet t’i ketë kujdes !

Sigurisht që futbollistëve të Juventusit u është rritur shumë besimi te vetja, mbas asaj përmbysjeje të madhe që ata bënë në ndeshjen e kthimit të 1/8-tës së finaleve të Ligës së Kampioneve kundër PSZH-së, duke fituar 3-0 dhe duke u kualifikuar për në çerekfinale të LK-së. Por, megjithatë, ata janë të ndëregjegjshëm se duhet të luajnë shumë mirë, nëse duan që ta kapërcejnë pengesën e radhës që është Ajaksi i Amsterdamit.
Në fakt, ekipi holandez ofroi të papriturën më të madhe, duke eliminuar Realin kampion në fuqi të Evropës, kështu që, megjithëse Ajaksi mund të konsiderohet si autsajder në duelin çerekfinal me Juventusin, ekipi amsterdamas nuk ka se çfarë të humbasë në Torino. Leonardo Bonuçi, duke qenë një nga lojtarët më me përvojë në ekipin italian, është i ndërgjegjshëm se Juvja duhet të luajë në nivel të lartë, nëse do që ta eliminojë Ajaksin:
“Ja cilat janë, sipas meje, katër karakteristikat kryesore të këtij ekipi: futbollistët e Ajaksit janë të përgatitur deri në maksimum, janë të talentuar, dinamike dhe kanë eliminuar Realin e Madridit. Ne duhet të luajmë ashtu sikurse luajtëm në ndeshjen e dytë kundër Atletikos”.
Sfidanti.al