Ndeshja mes Marseille dhe PSG-së, e parashikuar për t’u zhvilluar sot, është shtyrë për një ditë për shkak të kushteve të vështira atmosferike në Francë.
Takimi sipas njoftimit do të luhet të hënën, më 22 shtator, duke krijuar një situatë të ngarkuar në kalendar. Në të njëjtën ditë është planifikuar edhe ceremonia e ndarjes së çmimit “Topi i Artë”. Një prej kandidatëve për këtë trofe është edhe futbollisti i PSG-së, Ousmane Dembele. Ky përkim datash ka sjellë paqartësi për mënyrën e menaxhimit të ngjarjeve. Federata Franceze nuk ka dhënë ende një vendim përfundimtar për orarin e ndeshjes. Ende mbetet e hapur mundësia që takimi të zhvillohet paralelisht me ceremoninë, ose të spostohet në një tjetër datë.
sfidanti.al