“Kanibali” Haland vazhdon të “kafshojë”, tjetër gol për Norvegjinë!

Ishte një rrjetë e vogël, jo nga ato që do të mbahen mend. Gjithsesi, Erling Haland vazhdon të ecë përpara në karrierë dhe këtë fundjavë shënoi një tjetër gol, këtë herë për ekipin e tij kombëtar. Sulmuesi 21-vjeçar realizoi me penallti në fitoren 2-0 të Norvegjisë në fushën e Letonisë, një sukses i rëndësishëm në eleminatoret e Kupës së Botës, në një grup ku janë edhe pretendentë si Holanda dhe Turqia. Golin e dytë e shënoi Eljunusi. Për Halandin ky ishte goli i 9-të tek Norvegjia për të cilën ka luajtur 14 ndeshje, ndonëse këtë vit e ka ulur pak ritmin, me 3 gola në 7 ndeshje, ndaj 6 golave në 5 ndeshje në 2020. Në karrierë ai ka gjithsej, 141 rrjeta (klub+kombëtare), në 189 ndeshje, ndërsa nëse merr vetëm periudhën tek Salcburgu dhe Dortmundi, pra në moshën 19-21-vjeçare, ka 92 gola në 91 ndeshje, një nivel i jashtëzakonshëm.

Sfidanti.al