Kane, një bomber pa shtëpi

Autor i 15 golave në 10 ndeshjet e para të Bundesligës, ish-kapiteni i Tottenham, Harry Kane ka fituar zemrën e të gjithë tifozëve bavarezë ndërsa me Anglinë ka thyer edhe rekordin e golave të Bobby Charlton. Gjithsesi, për momentin ai nuk ka një shtëpi dhe nuk po flasim për aspektin sportiv. Bashkë me familjen që përfshin bashkëshorten dhe 4 fëmijët, ai nuk ka vendosur ende për një vilë por po qëndron në një hotel të Mynihut ku sigurisht nuk i mungon pothuajse asgjë. Deri në këto momene, ai nuk ka arritur të gjejë asnjë shtëpi që të plotësojë pritshmëritë e familjes Kane.

 sfidanti.al