Juventus skuadra më e penalizuar e Serie A

Me episodin e fundit të “Open Var” është mbyllur zyrtarisht sezoni i analizave mbi gabimet arbitrale të pranuara nga CAN, një sezon aspak i lehtë për arbitrat italianë, të përfshirë nga skandalet jashtë fushës dhe gjithmonë në qendër të kritikave për vendimet e marra në fushën e lojës. Duke mbërritur në fund të kampionatit me “gabimin e trefishtë” në Cremonese-Como, që ishte gabimi i 31-të i pranuar publikisht në sezonin 2025/26, tani është e mundur të bëhet një bilanc i gjithë vitit dhe të hartohen renditjet përfundimtare të gabimeve në favor dhe kundër.

Katër gabime në favor për Lazio dhe Fiorentina që kryesojnë renditjen, tre gabime në favor për Napoli dhe Como, që ndajnë vendin e dytë. Dy gabime në favor për Milan, Juventus, Torino, Bologna, Verona, Genoa, Atalanta dhe Como. Vetëm një gabim në favor për Inter, Roma dhe Sassuolo. Në këtë renditje Juventus rezulton skuadra më e penalizuar e sezonit me pesë episode kundër, përpara Genoa dhe Inter me nga katër. Tre gabime kundër për Milan, Pisa, Bologna, Lazio dhe Napoli. Vetëm një gabim kundër për Parma, Lecce, Udinese, Cagliari, Fiorentina, Cremonese dhe Roma.

sfidanti.al