Numrat flasin gjithnjë qartë dhe edhe në këtë rast bëhet fjalë për Cristiano Ronaldon që me paraqitjen e tij të zakonshme i jep mundësinë Juventusit të ngjitet akoma më shumë në renditje. Me pak fjalë; 60 gola në 69 ndeshje të Serisë A, 73 gola në 95 ndeshje me fanelën e Juventusit dhe më shumë gola nga të gjithë në të 5 kampionatet më të rëndësishëm për vitin 2020.
Tani objektivi i Ronaldos është që të bëjë mirë edhe në Ligën e Kampioneve dhe të martën është sfida me hungarezët e Ferencvaros. Numrat janë ato që e bëjnë Ronaldon një gjigand të futbollit modern. Është futbollisti i parë i Juventusit që ka shënuar në të 5 ndeshjet e para sezonale të skuadrës që nga sezoni 1994/95 kur filloi të bëhej vlerësimi i fitoreve me 3 pikë
Për më tepër në 60 vitet e fundit, vetëm 2 lojtarë kanë shënuar të paktën 8 gola në 8 ndeshjet e para sezonale për Zonjën e Vjetër; Paulo Dybala, 10 gola në 2017/2018 dhe Ronaldo, 8 gola në sezonin aktual. Bomberi bardhezi ka shënuar 5 gola ndaj Cagliarit në Serinë A, nuk ka bërë më mirë ndaj asnjë ekipi tjetër(edhe Sampdorias e Lazios u ka shënuar nga 5 gola).
Sfidanti.al