Juventus, 5000 Euro gjobë Buffonit për fraza blasfemie

Një gjobë prej 5000 Eurosh. Ky është dënimi i dhënë nga Gjykata Federale për Gianluigi Buffon për episodin blasfemisë në ndeshjen mes Parmës dhe Jiuventusit  të zhvilluar në 19 dhjetorin e vitit të kaluar. Në atë ndeshje portieri i Juventusit iu drejtua shokut të skuadrës Manolo Portanova duke përdorur një frazë me tone blasfemie që më pas u bë objekt hetimi nga Prokuroria e Federatës Italiane të Futbollit

‘Gjykata Federale Kombëtare, Seksioni i Disiplinës e drejtuar nga Cesare Mastrocola, ndëshkoi me një gjobë prej 5000 Eurosh Gianluigi Buffon-lexohet në komunikatën e Gjykatës-portieri i Juventusit u akuzua për përdorim të një fraze me tone blasfemie në ndeshjen ndaj Parmës në 19 dhjetor’.

Sfidanti.al