Jo vetëm Real për Mbape, francezi pëlqen “topçinjtë”

Gjithë futbolldashësit anë e mbanë botës janë në prtije të kalimit të “yllit” francez të sulmit, Kiljan Mbape nga PSG drejt “mbretërve” të Real Madrid, mirëpo ky transferim mund të mos ndodhë dhe në rast mos rinovimi të kontratës do të shitet te klubi që do të ofrojë më shumë në këtë merkato vere.

Megjithatë, përveç kësaj, tabloidet britanike kanë raportuar ditën e sotme, se në rast kalimi në Premier League i vetmi ekipi, që i pëlqen francezit është Arsenali i Mikel Arteta, megjithatë transferimet e shtrenjta të këtyre të fundit, nuk i japim mundësinë për transferimin e Mbape.

sfidanti.al