Jo vetëm Barcelona, edhe Manchester City kërkon Lautaro Martinez

Barcelona nuk është skuadra e vetme që kërkon me cdo kusht shërbimet e Lautaro Martinez. Në sulm për futbollistin argjentinas të Interit është hedhur edhe Manchester City. Sipas tabloiditi britanik ‘The Sun’, trajneri I Citizens, Pep Guardiola e konsideron sulmuesin 22 vjecar si zëvendësuesin ideal të Sergio Agueros që për momentin është në periudhën e riaftësimit për shkak të një dëmtimi në meniskun e gjurit që e detyroi atë t’i nënshtrohej një operacioni në muajin qershor.

Për këtë arsye, gjithnjë sipas ‘The Sun’, skuadra angleze po mendon t’i bëjë një ofertë Interit prej 90 milionë Eurosh për kartonin e Lautaro Martinez, por te Citizens ka shpresa që  të ulin vlerën e kartonit të Martinez duke përfshirë në tratativat me klubin zikaltër ndonjë futbollist që pëlqehet nga Interi.

Sfidanti.al