Jo Dagllas Kosta, jo Danilo, po Nejmar? Brazili në krizë para Serbisë

Brazili do të jetë padyshim favorit për të fituar ndaj Serbisë në ndeshjen e tretë dhe të fundit të grupit, veçse pesë herë kampionët e botës nuk po kalojnë aspak një moment të mirë. Më shumë sesa loja dhe rezultatet, “dhimbje koke” japin dëmtimet dhe trajneri Tite duhet të marrë masa, i detyruar.

Dy lojtarë nuk pritet të luajnë, Dagllas Kosta dhe Danilo, ndërsa trembja më e madhe është për gjendjen e Nejmarit. Ylli kryesor i skuadrës nuk mori pjesë në një seancë stërvitore pas fitores ndaj Kosta Rikës, ndoshta i lënë pushim nga Tite. Futbollisti i Paris SG luajti ndaj Zvicrës dhe Kosta Rikës, veçse është e qartë nuk e ka formën e tij më të mirë.

Sfidanti.al