Anglia? Belgjika trembet më shumë nga dëmtimet e Hazarit e Lukakut

Ekziston mundësia që Belgjika të mos luajë në maksimum ndaj Anglisë në ndeshjen e tretë të grupit. Trajneri Martinez e deklaroi hapur se mund të bëjë ndryshime të rëndësishme, pasi dy lojtarë kryesorë si Eden Hazar dhe Romelu Lukaku morën goditje në ndeshjen ndaj Tunizisë.

Hazar doli nga loja i lënduar, ndërsa frika është e madhe sepse ai erdhi me probleme në Botëror pas miqësores së fundit. Edhe Lukaku mori trajtim mjekësor jashtë vijës anësore ndaj tunizianëve, pasi u ankua për kaviljen. Gjithsesi, belgët shpresojnë që të jenë të kualifikuar derisa të vijë ndeshja me Anglinë, dhe kjo pasi anglezët mund të fitojnë ndaj Panamasë, ose ndeshja të dalë barazim.

Sfidanti.al