Në shumë ndeshje, portierët kanë qenë përcaktues me saktësinë e tyre dhe i kanë dhuruar pikët skuadrave respektive. Por cilët janë ata që kanë mbajtur të paprekur portën në serinë më të gjatë të ndeshjeve? Sergio Asenjo i Vijarealit ka qëndruar pa u ndëshkuar për 10 ndeshje. Monako kryeson renditjen në Francë dhe natyrisht një pikë e fortë ka qenë faza mbrojtëse në tërësi dhe një mbi të tjerët portieri Daniel Subasiç. Kroati në 10 ndeshje nuk e ka parë topin të prekë rrjetën, duke u konfirmuar si një element i rëndësishëm në skuadrën e trajnerit Leonardo Zhardë.
Të gjithë ndoshta prisnin Gianluixhi Bufon apo Keilor Navas, por një tjetër gardian është shfaqur në superformë. Lucas Skorupski i Empolit po zhvillon sezonin më të mirë të karrierës së tij. Ish portieri i Romës, jo vetëm ka qenë vendimtar për ekipin toskan, por falë tij, skuadra e Martushielos nuk është ndëshkuar në 10 takime. Gjithsesi, portieri më i mirë në Europë për sa i përket pathyeshmërisë është Tibo Kurtua. Çelsi kryeson bindshëm Ligën Premier, ndërsa gardiani belg nuk ka pësuar prej 13 ndeshjesh.