Itali, në Serie D ndodh çudia; trajneri jep dorëheqjen per… fair play

Në botën e futbollit kërkohet më shumë fair play por ka raste që ai që e bën një gjest pozitiv kontestohet nga tifozët. Kjo është ajo që ka ndodhur në një ndeshje të Serisë D italiane; Portici-Nocerina. Në minutën e 38 një prej futbollistëve vendas  mbeti i shtrirë në tokë pas një goditje të marrë dhe për befasi të lojtarëve të Noçerinës që po kërkonin të largonin topin jashtë vijave anësore, kundërshtarët vendosën që të mos ndalonin lojën dhe u nisën në kundërsulm për të shënuar gpolin e avantazhit.

Kjo bëri që në fushë të shpërthejë një zënkë në fushën e lojës që u shua pas vendimit të marrë nga trajneri i Portiçit, Enco Mauri që të lejojë Noçerinën të shënojë golin e barazimit. por Mauri me veprimin e tij nuk llogariti reagimin e tifozëve të skuadrës së tij që e kontestuan me forca aq sa ai u detyrua të japë dorëheqjen.

sfidanti.al