Futbolli anglez mban frymën për Uilkins; në gjendje kome pas një infarkti

Në Londër të bota e futbollit është në ankth për Rej Uilkins. Ish futbollisti i Çelsit, Mançester Junajtid dhe përfaqësueses angleze pësoi një atak kardiak duke rënë në tokë ku përplasi edhe kokën. 61 vjecari tashmë ndodhet në gjendje kome në spitalin Sënt Xhorrxh të Tuting në londër dhe sipas asaj që deklaron bashkëshortja e tij për ‘Daily Mirror’ është në gjendje kritike për jetën.

Gjatë karrierës së tij si futbollist, Uilkins përveç Çelsit e Mançester Junajtid ka luajtur edhe në Serinë A me Milanin ku qëndroi për 3 sezone. Gjatë kësaj periudhe me kuqezinjtë Uilkins ka zhvilluar 105 ndeshje duke shënuar edhe 3 golave. Përsa i përket përfaqësueses angleze ai ka qenë kapiten i kësaj skuadre me të cilën ka luajtur 84 ndeshje. Skuadrat e fundit me të cilat Uilkins është aktivuizuar në fundin e karrierës së tij si futbollist ishin paris Sën Zhermen, Kuin park Rejnxhërs, Kristal palas dhe Lejton Oriente. Më pas ai ndërmori rolin e trrajnerit dhe më shumë është parë si asistent. Ai ka qenë ndihmësi i Xhanluka Vialit dhe karlo Ançelotit kur italianët ishin në pankinën e Çelsit

sfidanti.al