Ish-ekipi i Alban Bushit fiton Kupën e Turqisë, “zhduket” Stambolli!

Kishte 12 vjet që nuk ndodhte që asnjë skuadër nga qyteti më i madh i vendit të mos ishte në finale. Kjo ishte e veçanta e Kupës së Turqisë, pasi as Fenerbahçe, as Gallatasaraji dhe as Beshiktashi nuk ishin në ndeshjen fundore, po ashtu as Istanbul Bashaksehirspori, diçka që nuk ndodhte që nga viti 2008. Ndeshja në stadiumin “Ataturk” të Stambollit u luajt mes Trabzonsporit dhe Alaniasporit, dhe u fitua 2-0 nga i pari. Omur dhe Sorlot ishin autorët e golave. Kjo ishte kupa e 9-të e Turqisë e fituar nga Trabzonspori, dhe një prej këtyre kupave e ka fituar ish-lojtari i kombëtares shqiptare, Alban Bushi në vitin 2003. Synimi i Trabzonit tashmë është të fitojë titullin kampion, gjë që e ka arritur për herë të fundit në 1984, ndërsa këtë sezon doli nënkampion.

Sfidanti.al