Shpesh thuhet se “i zoti i punës është ai që e merr vesh lajmin i fundit”, por këtë rast mund të themi se i zoti i punës po bën të fshehtin, kur misteri është i hapur. Ilir Daja pohoi vetë pas ndeshjes së fundit të Superligës se është në kontakt me Partizanin, dhe se do të ishte kënaqësi për të që ta drejtonte skuadrën kryeqytetase. Nga ana tjetër, drejtori sportiv i të kuqve, Olsi Rama, nuk deshi t’ia hiqte ai vetë “petët lakrorit”. “Unë i uroj suksese trajnerit Daja, dhe i uroj suksese Skënderbeut, – tha Rama, – Skënderbeu e respektoi deri në fund kampionatit, ndryshe nga lojtarët tanë që menduan se kishin filluar pushimet”. Partizani u mund 1-4 në Korçë, ndërsa Ilir Daja ia kushtoi fitoren qytetit, tifozëve, presidentit Takaj dhe lojtarëve. Duket se cikli në Korçë po përfundon, sepse edhe 3 lojtarë të tjerë do të largohen.
Sfidanti.al