Interi duket se do ta humbasë Shkriniarin, pas PSG-së në garë hyn edhe Siti

Mbrojtësi nga Sllovakia duket se e ka ndarë mendjen për t’u larguar. Milan Shkriniar vështirë se do të mund të mbahet nga Interi, ndërsa dy klube të mëdhenj e duan, dhe kontrata e tij është në përfundim e sipër. Lajmet janë që përveç Paris SG, në gjurmët e qendërmbrojtësit është vënë edhe Mançester Siti i Pep Guardiolës, pasi trajneri katalanas mendon se mbrojtja e tij duhet të përforcohet. Kontrata e Shkriniarit me Interin mbaron në qershor, pra ai ose duhet të largohet në janar me çmim të ulur, ose verën e ardhme me parametër zero. Në verën që kaloi Interi kërkoi 70 milionë euro për kartonin e Shkriniarit, por tani do të duhet të kënaqet me shumë më pak, ndoshta me 30-40 milionë.

Sfidanti.al