Kanë ngelur pak më shumë se 2 javë nga mbyllja e merkatos së transferimeve dhe Interi ka përshpejtuar hapat për kryerjen e blerjeve të reja që I ka premtuar trajnerit Antonio Konte. Operacioni që është më pranë mbylljes në këtë moment është ai për Olivier Zhirud me të cilin është arritur një akord paraprak për nënshkrimin e një kontrate prej 2 vitesh e gjysmë; ditën e enjte, agjenti I tij do të jetë në Milano për të zgidhur edhe detajet e fundit.
Por jo vetëm kaq, në këtë pikë Interi ka bërë hapa para edhe në bisedimet me vetë klubin londinez të Celsit, me sulmuesin francez që do të bëhet zikaltër për 4.5 milionë Euro, shifër së cilës I shtohen edhe 2 milionë Euro të tjerë në formën e bonuseve. Sipas asaj që publikohet në median italiane, transferimi I Zhirud te Interi pritet të zyrtarizohet në fundjavë, pak pas kryerjes së vizitave mjekësore nga ana e sulmuesi.
Olivier Zhirud, tashmë 33 vjec, e dëshironte largimin nga Celsi për të shkuar në një skuadër për të pasur më shumë hapësirë dhe minuta në fushën e lojës në mënyrë që të jetë pjesë e përfaqësueses franceze në Euro 2020, port ë Interi do të jetë zëvendësuesi I Lukakut. Vetë Zhirud bëri shaka në lidhje me këtë aspekt. ‘Largohem për një vend në Evropian? Jo, ndodh sepse pankinat në Serinë A janë më komode-u shpreh ai
Sfidanti.al