UEFA zyrtarizon skuadrën ideale të vitit 2019 duke e publikuar formacionin këtë të martë. Përzgjedhja është bërë nga tifozët të cilët kanë dhënë votat e tyre në faqen zyrtare të qeverisë së futbollit evropian. Në këtë proces të përzgjedhur formacionin më të mirë të vitit votuan mbi 2 milionë tifozë dhe në këtë pikë padyshim ai që dominon është pikërisht Liverpuli, skuadra kampione e evropës dhe e botët.
Skuadra e Jurgen Klopp ka plot 5 përfaqësues në këtë formacion ideal të UEFA; Alison, Van Dajk, Robertson, Aleksander Arnold dhe Mane. Barcelona dhe Juventus vijnë më pas me nga 2 futbollistë; Messi e De Jong për katalanasit dhe Ronaldo e De Ligt për bardhezinjtë. Formacionin ideal të UEFA për vitin 2019 e plotësojnë mesfushori I Mancester Sitit, Kevin De Brëjne dhe sulmuesi I Bajernit të Mynihut, Robert Levandovski
Sfidanti.al