Aleksis Sancez te Interi, është një hipotezë që është rishfaqur në zërat e merkatos. Agjenti i sulmuesit lkilian të cilin Interi e kërkoi edhe kur ishte pjesë e Udinezes e më pas e Barcelonës, përpara dhjetë ditësh ka qenë në Milano dhe mësohet se ka qenë në kontakte me drejtuesit e klubit milanez, por që këta të fundit me shumë mirësjellje e ka refuzuar këtë mundësi për shkak të pagës shumë të lartë të lojtarit.
Por media angleze me në krye ‘Daily Mirror’ është e bindur se Mancester Junajtid dëshiron me cdo kusht të largojë sulmuesin 30 vjecar që këtë sezon qëndroi dy herë për një kohë të gjatë jashtë fushave për shkak të dëmtimeve në gju dhe kofshë duke bërë që ai të luajë në vetëm 27 ndeshje me një kohë totale aktivizimi prej vetëm 1240 minutash.
Kështu që te Djajtë e Kuq pëlqehet ideja për të lejuar kalimin e Sancez te Interi në formë huazimi me të drejtën e blerjes në fund të sezonit duke pranuar të paguajnë edhe gjysmën e pagës së kilianit që është 28 milionë Euro bruto në vit
Në këtë pikë, për zikaltrit operacioni duket më i lehtë për të realizuar, por pavarësisht formës së huazimit, gjithsesi klubit zikaltër i duhet të paguajë 14 milionë Euro më formën e pagës së futbollistit që do ta bënte Sancez, futbollistin më të paguar të skuadrës milaneze.
sfidanti.al