Interi nuk ka ndërmend të privohet nga Lautaro Martinez. Kjo është ajo që kanë konfirmuar disa herë drejtuesit e klubit zikaltër, agjentëve të futbollistit, gjë që e përsëritën edhe në takimin e zhvilliar në selin në Via della Liberazioni; edhe pse momenti është kompleks me Interin që është në mes të procesit të ndryshimit të pronësisë dhe gabimeve para portës të futbollistit, argjentinasi gjithnjë është konsideruar si një aset i cmuar për t’u mbrojtur.
Kështu, një javë pas samitit të 20 janarit me Beto Yaque dhe Rolando Zarate, edhe këtë radhë u diskutua baza për një rinovim që nëse nuk do të ketë ndonjë surprizë të madhe, do të ratifikohet me firmën e hedhur në javët e ardhshme.
Në mënyrë të detajuar, sipas asaj që publikohet te portali tuttomercatoëeb, rinovimi i Martinez mund të jetë vetëm për 1 vit në krahasim me skandecën e asaj aktuale, nga 2023 në 2024 ndërkohë që mund të mbetet në fuqi klauzola e zgjidhjes së kontratës prej 111 milionë Eurosh dhe do të përfshihet edhe një tjetër specifike dhe më e lartë drejtuar një klubi të vecantë, dmth Juventus
Përsa i përket pagës së futbollistit, gjithnjë sipas këtij informacioni, do të jetë 5 milionë Euro në sezon plus bonuset. Tani gjithcka është në duart e agjentëve të futbollistit; vullneti I lojtarit gjithnjë ka qenë që të gjejë akordin me klubin.
Sfidanti.al