Inter, Rakitic nuk është më një ëndërr; duhen 35 milionë Euro

Inter tani e ka seriozisht dhe Ivan Rakitic nuk është më një ëndërr e pamundur për t’u realizuar. Zikaltrit po e vazhdojnë operacionin për kroatin që kërkohet nga trajneri Konte i cili dëshiron me cdo kush një futbollist cilësor në repartin e mesfushës.

Sipas të përditshmes spanjolle ‘Sport’ bënë të ditur se javën e kaluar Drejtori Sportiv i Interit idhte në Barcelonë për të parë sesa janë mundësitë e realizimit të kësaj tratative. Duket se për Auzilio mori lajme inkurajuese pasi pretendimet e klubit katalanas që në muajt e verës ishin të papërballueshme nga Interi, janë ulur ndjeshëm. Gjatë merkatos së verës, barcelona, në kontaktet e para me Interin kërkoi 60 milionë Euro për Rakitc, kurse tani është gati të hyjë në tratativat për mesfushorin kroat për një shifër rretj 35 milionë Euro, shifër kjo që mund të bindë Interin. një ardhje e mundshme e Rakitic në Milano do të bëjë që Interi të nxjerrë në merkato një prej mesfushorëve të tij dhe ai që ka probabilitetin më të lartë që të lërë klubin zikaltër është pikërisht Vesino.

Interi sigurisht që ka komunikuar edhe me agjëntët e fubollistit të cilët tani janë shumë më të bindur për transferimin e Rakitic në krahasim me disa muaj më parë. gjatë verës, Rakitic u përfshi në tratativat me Paris Sën Zhermenin për Nejmar, më pas mund të ishte shitur më vete te klubi parizien, por ishte vetë Rakitic që refuzoi ofertat.

Tani gjithcka ka ndryshuar, pasi Valverde po e përfshin shumë pak në planet e tij dhe është i pesti në hierarkinë e mesfushorëve të skuadres pas De Jong, Artur, Buskets dhe Vidal, ndërkohë që sheh që t’i kërcënohet vendi edhe nga mesfushorët e skuadrave zinxhirë të Barcelonës që po fitojnë gjithnjë e më shumë hapësira. Për një nënkampion bote kjo situatë nuk është e pranueshme dhe Rakic mund të pranojë kalimin te Interi ku do të gjente vetveten

sfidanti.al