Inter, pasdite ‘maravillosa’; Sancez zbarkon në Milano

Pasditja është ‘maravillosa’ në shtëpinë e Interit. Kjo për faktin se zikaltrit kompletuan edhe 2 lëvizje të tjera; ardhjen e Biragit nga Fiorentina pas një shkëmbimi me Dalbert dhe atë të Aleksis Sancez. Sulmuesi kilian tashmë ka mbërritur në Milano mes entuziazmit të madh të tifozëve të Interit

Për Sancez ardhja te Interi është një rikthim në Serinë A pas 8 viteve të kaluara në Spanjë dhe Angli dhe skuadra që kiliani la për zikaltrit është e njëjta me atë të Romelu Lukakut; Mancester Junajtid. Interi fërkon duart pasi mendohet se Lukaku dhe Sancez nëse kthehet ai që ishte te Arsenali do të formojnë një dyshe vërtet të frikshme në kampionatin italian.

Aleksis Sancez vjen te Interi në formën e huazimit dhe Interi do të paguajë më pak se 50% të pagës që futbollisti përfiton te Mancester Junajtid, 5 milionë Euro duke ia lënë Djajve të Kuq pjesën tjetër prej 7 milionësh për të paguar për kilianin.

Te Interi, Kiliani do të kthehet në rolin e sulmuesit kryesor që i përshtatet më shumë karakteristikave të tij, pas shumë vitesh që është aktivizuar si sulmues krahu

sfidanti.al