Inter lë 40% të pikëve në fund, Bastoni i paprekshëm

Goli i pësuar në fund nga Napoli i prishi festën Inter, nuk lejoi ekipin e Inzaghi-t të arratisej në +4, por ai gol i pësuar është një tjetër kambanë alarmi që bie për Inzaghi-n, fton trajnerin e Inter të reflektojë pasi numrat flasin qartë. Në 10 nga 25 golat që Inter ka pësuar në këtë sezon të Serie A kanë ardhur pas minutës së 80-të. Më saktë, Inter ka humbur 40% të pikëve pas minutës së 80-të. Nëntë pikë kanë lënë zikaltërit rrugës pas kësaj minute.

Një tjetër detaj shumë domethënës është edhe pesha e Alessando Bastonit brenda skuadrës. Edhe një herë, kundër Napolit në “Maradona”, largimi i tij nga fusha bëri që Inter të pësonte gol. Qendërmbrojtësi u zëvendësua në minutën e 80-të, ndërsa 7 minuta më vonë zikaltërit pësuan gol. Ndaj Napolit, Inter pësoi gol për herë të 5-të pasi Inzaghi vendosi të largojë nga fusha Bastonin. Ish futbollisti i Atalantës është jetik për skemat e Inzaghi-t, i vetmi lojtar i paprekshëm në prapavijë, fakt që e konfirmojë edhe këto shifra. Gjithsesi, pavarësisht X-it në “Maradrona”, një pikë përballë Napolit në transfertë nuk është për t’u hedhur poshtë pasi e lejon Interin të qëndrojë në krye, plus një pikë në raport me Napolin.

sfidanti.al