Ish-trajneri i Shqipërisë, Edi Reja ka dhënë mendimin e tij sa i takon garës për titull në Serie A. Sipas tij, Napoli mund të fitojë Skudeton, ndërsa Interi nuk është ai që pritej.
“Napoli do të luajë deri në fund, ata janë kandidat triumfin e madh. Interi nuk është ai që mendohej se ishte. Interi nuk ka pasur asnjë goditje në portë, Napoli është në gjendje superiore fizike dhe mendore. Interi ka një kalendar shumë të ngjeshur. Kur luan shumë, ke disa probleme. Asgjë nuk ka ndryshuar në krahasim me të dielën tjetër, renditja ka mbetur e njëjtë, kampionati është shumë i shkurtër”.
sfidanti.al