Kapiteni i Napolit e festoi siç duhet ditëlindjen e 30-të në stadiumin “Dal’ Ara” të Bolonjës. Ylli i Italisë shënoi edhe një gol në fitoren 4-0 ndaj Republikës Çeke, në një test përpara Kampionatit Europian, dhe u shpreh i lutur. “Ishte një paraqitje e madhe, – tha Insinje, – mbetet edhe një javë deri në nisjen e turneut, dhe mendoj se jemi gati. Mançini ka krijuar një grup të madh, na ka vënë në kushtet e duhura për të dhënë më të mirën dhe për t’u kënaqur. Në këtë ekip të ri, unë e ndjej veten të vjetër (qesh). Është herët për të thënë se deri ku do të arrijmë, por duhet të besojmë në veten tonë”.
Italia fitoi 4-0 në Bolonjë me gola të shënuar nga Imobile, Barela, Insinje dhe Berardi, duke treguar se është gati për Europianin. Të kaltrit dominuan dhe dhanë spektakël, ndërsa mediat italiane dhanë vetëm një alarm, atë që nuk duhet të krijohen shumë iluzione dhe se ekipi duhet të shkojë në Europian me kokën ulur dhe të mos e shohë veten si një nga favoritët.
Sfidanti.al