Ikardi nuk e fsheh: Krenari që lë shenjë në historinë e PSG

Mauro Ikardi është gjithnjë e më shumë i dashuruar me Paris Sën Zhermenin, skuadrën e tij aktuale. Sulmuesi në një intervistë për kanalet zyrtare të klubit foli për objektivat dhe ambiciet e tij me skuadrën transalpine, ndërkohë që ka thyer edhe një rekord të Zlatan Ibrahimovic duke u bërë futbollisti që ka shënuar më shpejt 10 gola me fanelën e transalpinëve.

‘Është një krenari të dish që ke lënë shenjë në historinë e Paris Sën Zhermenit-tha Ikardi-përpiqem që të jem gjithnjë i përgatitur, të jem gjithnjë një opsion për shokët e mi të skuadrës në mënyrë që ata të kenë mundësinë të shërbejnë një futbollist që është i lirë në një pozicion në fushën e lojës’

Mauro Ikardi foli edhe për eksperiencat e kaluara të tij

‘Te Barcelona mësova shumë në aspektin taktiko-teknik-vijoi Ikardi-sepse filozofia e lojës atje është shumë e qartë. Më ndihmoi që të përshtatem në Itali dhe të kuptoj lojën. E gjithë kjo zhvilloi inteligjencën time në fushën e lojës’.

sfidanti.al