Gjithçka është e gabuar, gjithçka duhet të ribëhet. Disfata e fundit në kampionat kundër Atalantës shënoi fundin e ëndrrave të Napolit për një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Në harkun kohor të një viti skuadra italiane kaloi nga më e mira e kampionatit, duke përfunduar sezonin me një titull historik, ndërsa këtë sezon Napoli është zhgënjimi i vitit në Serie A. Kjo është arsyeja pse sezoni i ardhshëm do të jetë sezoni i revolucionit. Do të fillojë menjëherë, me Aurelio de Laurentiis që ka vendosur të revolucionarizojë drejtimin teknik. Nisur nga drejtori sportiv, i cili do të duhet të zërë vendin e Meluso dhe mbi të gjitha të fshijë kujtimin e Giuntolit. Në krye të listës së presidentit italian është Igli Tare, gati për të rifilluar pas një pushimi pas lamtumires së tij me Lacio. Mes kandidatëve janë edhe ish-lojtari i Milanit, Frederic Massara, i kontaktuar tashmë vitin e kaluar dhe Pietro Accardi i Empolit.
sfidanti.al