Nuk dihet saktë se kur do të jetë në fushë për të luajtur, në janar të 2018-ës apo që në dhjetor të këtij viti, por Zllatan Ibrahimoviç jepet gjithnjë e më shumë si i rikthyer tek Mançester Junajtid. Sulmuesi suedez e nxiti vetë furinë më të fundit të lajmeve duke postuar një video të vetvetes duke u stërvitur në karate dhe duke goditur fort thesin tradicional, pikërisht me këmbën e dëmtuar.
Zhoze Murinjo, trajneri i sotëm i Junajtidit nuk ka pasur dyshime për riaftësimin në kohë rekord të Ibrës, ndaj edhe ka qenë gjithnjë gati t’i jepte një kontratë të re.
Besohet se pagesa do të jetë pak më e vogël sesa ajo e kontratës së kaluar me gati 370 mijë paund stërlina në javë, por gjithsesi, do të jetë e rëndësishme. Besohet se Ibrës do t’i duheshin dy operacione për llojin e dëmtimit që pësoi, por ai ia doli vetëm me një, diçka që nuk e habiti doktorin që u mor me të.
Zllatan shënoi 17 gola në 27 ndeshje në Premier, dhe 28 gola gjithsej edicionin e kaluar, duke qenë golshënuesi më i mirë i Mançester Junajtidit. Po ashtu, personaliteti i tij u fuqishëm ndikoi që skuadra e Murinjos të fitonte tre trofe, Kupën e Ligës në Angli, Superkupën e Anglisë dhe Ligën e Europës.
Sfidanti.al