Ne SHBA ka filluar menjehere Ibra-mania. Ne mbremjen e se enjtes me qindra tifoze te Los Anxheles Galaksi shkuan ne aeroportin e qytetit per te pritur sulmuesin suedez. Tifozet e pershendeten me brohorima dhe slogane ish yllin e Mançester Junajtid qe e la terminalin privat pasi i pershendeti tifozet nderkohe qe nenshkroi edhe autografe.
36 vjeçari premtoi se do te ndihmoje ne ringritjen e Los Anxheles Galaksi qe sezonin e kaluar u rendit ne vendin e fundit ne Konferencen e Perendimit ne Major League Soccer. Zlatan Ibrahimovic eshtr ylli i radhes se futbollit qe ne fundin e karrieres se tij transferohet ne SHBA duke ndjekur gjurmet e Bekam, Henri, Lampard e Xherrard.
Sfidanti.al