Ibra – Shvajnit: Ej, makina gjermane, sa mirë dukesh për 50-vjeçar!

Shakatë mjaft origjinale të Zllatan Ibrahimoviçit nuk kanë të mbarur dhe kësaj here “viktimë” ra ish-futbollisti i përfaqësueses gjermane Bastian Shvajnshtajger që luan në ligën MLS të SHBA-së.

Pikërisht, tre ish-lojtarë të Mançester Junajtidit Uejn Runi, Bastian Shvajnshtajger dhe Ibrahimoviçi u puqën bashkë në Orlando, ku u zhvillua një ndeshje All-Star në kuadrin e MLS-së amerikane. Ibra luan për LA Galaksin, Runi për D.C. Junajtidin dhe Shvajnshtajgeri për Çikago Fajerin, kështu që të tre ata luajtën në ndeshjen e lartpërmendur, duke qenë se janë më të mirët në klubet e tyre.

Mjaft interesant ishte takimi i këtyre tre lojtarëve yje dhe përsëri shoun e “vodhi” Ibrahimoviçi që sapo e pa Shvajnin, i tha, duke qeshur:

“Ej, makina gjermane, sa mirë dukesh për një 50-vjeçar”!

Sfidanti.al