Shakatë mjaft origjinale të Zllatan Ibrahimoviçit nuk kanë të mbarur dhe kësaj here “viktimë” ra ish-futbollisti i përfaqësueses gjermane Bastian Shvajnshtajger që luan në ligën MLS të SHBA-së. Pikërisht, tre ish-lojtarë të Mançester Junajtidit Uejn Runi, Bastian Shvajnshtajger dhe Ibrahimoviçi u puqën bashkë në Orlando, ku u zhvillua një ndeshje All-Star në kuadrin e MLS-së