I shtrenjtë edhe kur gjobitet Mbape! Sa kushtojnë 3 minuta..dreqi

Megjithëse ai ka statusin e yllit te PSZH-ja, Kilian Mbapes nuk i bëhet asnjë lëshim, nëse ai nuk respekton rregullat, kështu që ky futbollist i ri francez mbeti pa 180 000 euro vetëm sepse ai u vonua fare pak kohë.
Mbape u vonua vetëm pak minuta para ndeshjes me Olimpikun e Marsejës dhe, megjithëse, ishte ai që e vendosi fatin e kësaj ndeshjeje, klubi dhe trajneri Tomas Tuhel vendosën që ta ndëshkojnë atë, duke i vënë një gjobë të madhe. Ai erdhi në stadium me tre minuta vonesë në takimin që ishte caktuar të zhvillohej para ndeshjes dhe si dënim të parë pati uljen në stolin e rezervave.
Në fakt, kjo ndeshje është zhvilluar më 26 tetor të vitit të kaluar, por informacioni i mësipërm lidhur me gjobën e rëndë ndaj tij doli tani. Sa për kujtesë, Mbape fiton 20 milionë euro në vit.
Sfidanti.al