Boatengu kërkon revansh ndaj Joakim Lëvit dhe … Niko Kovaçit

Trajneri i Gjermanisë, Joakim Lëv, shpalli listën e parë të kombëtares së tij pa treshen e Bajernit, Humels, Myler e Boateng, pikërisht për ndeshjet ndërkombëtare ndaj Serbisë dhe Holandës. Zherom Boateng pra është një nga të përjashtuarit “për jetë”, ndërsa ai ka edhe një problem “në shtëpi”, pasi trajneri Niko Kovaç nuk e aktivizoi si titullar në ndeshjen ndaj Liverpulit në Champions.

Mbrojtësi i Bajernit, siç raportojnë mediat, është duke u stërvitur si i tërbuar, për të marrë revanshin e tij ndaj të dy trajnerëvr. Duke e ditur se në kombëtare “nuk puth më”, Boatengu po punon për t’i ndërruar mendjen trajnerit të tij bavarez. Kampioni i botës i vitit 2014, mësohet se u stërvit fort me vrapime të shpejta nën shiun e dendur, ndërsa më pas punoi për 45 minuta në sallën ë forcës. Të dielën, Bajerni luan ndaj Maincit për Bundesligën, dhe kampionët duhet të mbledhin mendjen për të fituar konkurrencën për titull ndaj Dortmundit.

Sfidanti.al