Sulmuesi i ri 22-vjeçar suedez, Xhordan Larson, u largua nga Norçepingu i ligës suedeze të futbollit dhe nënshkroi kontratë me një nga klubet më të njohur të Rusisë, Spartaku i Moskës. Kjo do të jetë përvoja e dytë ndërkombëtare e të birit të futbollistit legjendar suedez, Henrik Larson, dhe në ceremoninë e prezantimit ai pozoi me bluzën me nr.23, duke treguar se ai është një tifoz i madh i Majkëll Xhordanit.
Sezonin e kaluar, në 40 ndeshje që zhvilloi me Norçepingun, Xhordan Larsoni shënoi 12 gola, ndërkohë që më parë ai ka luajtur me Helsinborgun suedez dhe NEC Nijmegenin holandez. Ai ka luajtur dy herë me përfaqësuesen suedeze dhe 14 herë me përfaqësuesen U21, duke shënuar dy gola.
Xhordan Larson është përforcimi i dytë për klubin moskovit të mësipërm, pasi më të ditët e fundit u bashkua edhe ish-pjesëtari i përfaqësueses gjermane Andreas Shurle që erdhi i huazuar nga Borusia e Dortmundit.
Sfidanti.al