Ish-portieri i Milanit Nelson Dida do të kthehet në klubin e tij të dikurshëm, ku do të bëhet trajner i portierëve deri në 18 vjeç. Ky sportist brazilian 45-vjeçar do të kthehet te Milani në një rol të ri, qëkur ai gjatë viteve 2002-2010 e mbrojti portën e klubit milanez në 302 ndeshje, në 132 nga të cilat e ruajti rrjetën të paprekur.
“Midis ardhjeve të reja në stafin e trajnerëve të ekipit të të rinjve të ‘rosonerëve’, njëra është e veçantë, sepse bëhet fjalë për Nelson Didën që ka qenë baza e suksesit të Milanit gjatë viteve 2002-2010”, vihet në dukje në njoftimin e publikuar nga Milani.