Humbi bastin me Rivaldon, Salgado vesh fanelën e Barcelonës

Duket e cuditshme, por Micel Salgado ish futbollist I Realit të Madridit veshi fanelën e rivalit historic, barcelonës. Shkak u bë humbja e një basti me Rivaldon ish futbollistin e skuadrës katalanase. Braziliani e sfidoi Salgadon në bastin e organizuar nga Betfair ku lojtarët duhet të godisnin 3 herë nga mesi I fushës mbi tramversën e portës. Kush humbiste vishte fanelën e ekipit rival dhe e gjithë kjo ndodhi përpara El Clasicos

Basti në fund u fitua nga Rivaldo dhe kjo detyroi Salgadon që të veshë fanelën e Barcelonës. ‘Po vuaj shumë, por po e bëj këtë sepse basti është bast. Tani shpresoj për një revansh në Madrid-tha Salgado dhe Rivaldo duke qeshur iu përgjigj: Do të fitoj në Madrid

Rivaldo arriti në këtë sfidë arriti të godasë tramversën në tentativën e fundit të tij, për fatin e keq të Salgados që në fund edhe pozoi me fanelën blaugrana ku kishte të stampuar edhe emrin e numrin e tij

Sfidanti.al