Jurgen Klop zbulon një histori që deri tani nuk ishte publikuar kurrë dhe që ka ndodhur 8 vjet më parë. Bëhet fjalë për vitin 2011 kur Klopp fitoi titullin kampion në Bundesligë me Borusian e Dortmundit. Trajneri gjerman e festoi si I cmendur këtë titull aq sa situata I doli nga kontrolli.
‘Isha kaq I dehur sa kjo u vu re edhe në disa intervista-tregon trajneri actual I Liverpulit në një dokumentar të realizuar nga Amazon për Borusia Dortmund
Klop tregoi edhe se ku u zgjua pas një nate feste. ‘Nuk kujtoj asgjë që të kishte kuptim-thotë Klop-nuk jam I sigurt nëse këtë ia kam treguar ndonjëherë ndonjërit. Jam zgjuar në një kamion në një garazh I vetëm. Këtë e kujtij, por nuk e kam idenë se sa orë kasha qenë. U zgjova, dola nga kamioni dhe e pashë veten në një sallë të madhe fabrike. Më pas pashë siluetën e një njeriu kështu që fërshëlleva shumë fort dhe pashë që silueta ndaloi. Kështu që prita dhe pashë Vatzken, me pak fjalë unë dhe ai ishim të vetmin në atë vend’.
Por historia e Klop nuk mbyllet këtu. Ai dhe Vatzke duhej të dilnin që aty për t’u bashkuar me skuadrën për paradën e kampionëve në rrugët e Dortmundit, kështu që kërkuan një mjet transporti, gjë që ishte e vështirë për shkak të situatës së krijuar në atë kohë në qytet, kështu që ata gjetën një mënyrë të vecantë
‘Vatzke ndaloi një kamion të vjetër Mercedes në rrugë-tregon Klop-ishte një turk me një kamionetë dhe Vatzke I thotë; Na co te ‘Italiano’, por përgjigjja e turkut ishte negative kështu që ai nxori nga xhepio 200 Euro dhe I tha: Do ta bësh, kështu që ai pranoi. Vatzke u ul përpara, kurse unë kërkova të flija duke e anuar kokën, isha pak I lodhur. Por dëgjoja ‘ko,ko,ko’. Pyeta veten: cfarë dreqin po ndodh këtu? Mendova se po shihja ëndërr, por jo. Makina ishte plot me pula’
sfidanti.al