Nejmar bëhet sërish lajm për median sportive, por këtë radhë në aspektin futbollistik. Sulmuesi Brazilian gjatë gjithë kësaj vere ishte në qendër të lajmeve që kishin të bënin me të ardhmen e tij duke u kthyer në një telenovelë të vërtetë, me 27 vjecarin që në mbyllje të merkatos qëndroi të Paris Sën Zhermeni.
Tani emri I tij po lakohet sërish por këtë radhë për rikthimin e tij në fushat e lojës, 93 ditë pas dëmtimit të pësuar në miqësoren mes Brazilit dhe Katarit. Nejmar do të jetë në fushën e lojës pikërisht në ndeshjen miqësore që ‘Seleçao’ do të luajë ndaj Kolumbisë .
‘Kur Nejmar aktivizohet 50% të golave janë të tij ose krijohen pas një pasimi të tij-tha trajneri I Brazilit Tite në lidhje me yllin e skuadrës së tij-skuadra ka nevojë për të dhe ai ka nevojë për ekipin’
Në ndeshjen me Kolumbinë, Nejmar mund të koincidojë për herë të parë në skuadër me Vinisius që në rast se nuk do të ketë ndonjë surprizë, do të nisë sfidën nga stoli.
‘Vinisius është 19 vjec dhe është ende një fëmijë-vijoi Tite-duhet kuptuar se rendimenti I tij është I lidhur me besimin. Është pjesë e një procesi që me siguri e njihte si Solari ashtu edhe Zidane
Ndërkaq, Kolumbia e Karlos Kejroz do të luajë këtë miqësore ndaj Brazilit pa Hames Rodrigez I dëmtuar dhe Radamel Falkaon, por për trajnerin portugez kjo nuk ka shumë rëndësi. Në fakt për vetë Kejroz kjo sfidë do të jetë special, pasi do të jetë ndeshja e tij e 200 si trajner kombëtareje. Deri tani, Kejroz ka qenë në stolin e Portugalisë në 49 ndeshje, në atë të Emiratet Arabe në 19, 24 ndeshje I ka si trajner I Afrikës së Jugut, 99 me Iranin dhe 8 me Kolumbinëame
Sfidanti.al