Hidhet shorti për Kupën e Spanjës: Reali do të luajë në Afrikë!

Në Spanjë u hodh shorti për raundin e 4-t të Kupës së Mbretit dhe shansi që të luajnë dy ndeshje me ekipet gjigantë, si Reali i Madridit, Barcelona dhe Atletiko e Madridit, u ra ekipeve të ligave të ulta, si Melila, Kultural dhe Sant Andreu. Në Spanjë, çdo vit, shorti për fazën 1/16 të Kupës së Mbretit ndiqet me vëmendje të madhe, pasi ekipet e vegjël kanë mundësinë që të ndeshen me ndonjë nga ekipet e mëdhenj.

Kështu, Reali do të shkojë të luajë në Afrikë, pasi atij i ra shorti që të luajë me ekipin e ligës së 3-të, Melila, që mban emrin e një qyteti në enklavën spanjolle që ndodhet në bregun e Detit të Mesdhe në Afrikën Veriore.

Kështu, Reali kampion i Evropës, deri në fund të muajit (31 tetor), do të kapërcejë Detin e Alboranës që të ndeshet me këtë ekip të vogël “afrikan”.

Sfidanti.al