Trajneri Ernesto Valverde ka marrë dijeni të hollësishme lidhur më dëmtimin që pësoi në ndeshjen e fundit mes Barcelonës dhe Seviljes (4-2) lojtari i tij më i mirë, Lionel Mesi, që, sipas njoftimeve paraprake, do të mungojë të paktën tri javë që do të thotë se megaylli argjentinas nuk do të luajë as në ndeshjen “El Klasiko” dhe as në dy ndeshjet e Ligës së Kampioneve kundër Interit.
“Ne të gjithë e dimë sesa i rëndësishëm është Mesi për ekipin tonë. Por, sidoqoftë, neve na duhet që të mësohemi që të luajmë edhe pa të. Barcelona ka mjaft resurse sa i përket lojës së saj, ndërkohë që edhe ekipet e tjerë janë mjaft të fortë. Unë nuk mund them shumë sesi duket Barcelona pa Mesin, duke qënë se ai rrallë herë mungin në ndeshjet tona. Ne edhe kemi luajtur pa të dhe do të përpiqemi që t’i përmbahemi stilit tonë specifik të lojës”, tha Valverde mbas ndeshjes së lartpërmendur.
Sfidanti.al