Hazard s’e fsheh irritimin: Me mire te humbas me Belgjiken se te fitoj me Francen

Eden Hazard e ka te veshtire per te mos thene te pamundur qe te pranoje disfaten ndaj Frances ne gjysmefinale te Kupes se Botes. Kapiteni i Belgjikes shfryu kunder Frances pas perfundimit te ndeshjes dhe te mendosh qe 24 ore me pare kishte deklaruar se e gjithe familja e tij kishte mbeshtetur gjithnje Francen.

‘Preferoj te humbas me kete Belgjike sesa te fitoj me nje France te tille-u shpreh Hazard per median belge sigurisht pa harruar te beje dhe autokritike-Franca nuk luan futboll te bukur por eshte efikase. Nuk mund te gjenim piken e dobet te saj edhe pse zhvilluam nje ndeshje te madhe. U eliminuam nga nje skuader me solide se ne’

Tani per Hazard ka ardhur koha qe te beje disa dite pushimesh perpara se te nise sezonin e ri. A do te jete ende te Çelsi? E veshtire ta thuash. Ne Spanje po flitet per nje duel mes Barcelones dhe Realit te Madridit me ‘Los Blancos’ qe jane ne avantazh duke qene se me largimin e Ronaldos kampioneve te Evropes do t’u duhet te hyje ne pune nje lojtar si Hazard.

Sfidanti.al