Guintoli tregon se çfarë do të ndodhë me Vlahovic

Para fillimit të ndeshjes direkte për Champions kundër Lazios, Cristiano Giuntoli ka qetësuar tifozët bardhezinj në lidhje me planet e ardhshme të Juventusit. “Jemi të bindur që jemi në rrugën e duhur, vitin e ardhshëm do të jemi shumë konkurrues në çdo rast. Sigurisht që Liga e Kampionëve do të na ndihmonte shumë, si nga ana teknike ashtu edhe nga ajo e prestigjit”, deklaroi drejtori sportiv i Juves për DAZN. Më pas ai foli shkurt edhe për situatën e sulmuesit serb, Vlahovic, dhe për qëllimet e klubit në lidhje me Tudor-in. “Dusan? Kemi një marrëdhënie shumë të mirë me djalin dhe me agjentin e tij, do të kemi mundësi në fund të kampionatit të ulemi e të vlerësojmë nëse do të vazhdojmë bashkë apo do të marrim rrugë të tjera”, sqaroi ai, duke u ndalur më pas edhe te e ardhmja e Tudor-it. “Ka dëshirë për të vazhduar me të, pas Botërorit për klube do të vendosim së bashku nëse do të vijojmë”, përfundoi ai.

sfidanti.al