Guardiola zhgënjen Barcelonën, para hundës i përlan talentin De Jong!

Pep Guardiola ka gjetur një zëvendësues afatgjatë për Fernandinjon tek Ajaksi i Amsterdamit. Duket se Mançester Siti ka arritur ta mundë Barcelonën në garën për sigurimin e shërbimeve të futbollistit të ri (21 vjeç) të talentuar holandez, Frenki De Jong, që luan si mesfushor me Ajaksin.
Sipas informacioneve më të fundit, Siti ka vendosur ta blejë De Jongun dhe Ajaksi për këtë futbollist do të arkëtojë 61 milionë sterlina, kështu që ky futbollist i ri i shkëlqyer do të mund të jetë një zëvendësues mjaft i mirë i Fernandinjos (34 vjeç).
Barcelona kishte muaj të tërë që e ndiqte pjesëtarin e ri të përfaqsueses së Holandës, po ashtu edhe Totenhemi, por, sikurse thuhet, ky futbollist holandez zgjodhi Sitin. De Jongu, sipas medias, konsideron se ai do të mund të përparojë si futbollist më shumë në sistemin e lojës së Pep Guardiolës dhe se atij i pëlqen shumë stili i lojës që preferon trajneri katalonjas.
Sfidanti.al